Endren arij ta kujtoj shum mire per arsye se zerin e
naratorit e ndjei ende te gjalle i cili
me kapi si nje semundje satanike. Ne fillim eresire por atmosfera, vendi e
ndjeja familjar edhe pse kishte dicka qe se di! Gjithsesi dal ne ballkon dhe
ende me kete ze duke shqiperuar fjale qe si di kuptimin por thjesht levizja
nofullen sikur te kisha mare ndonje droge. Dalengadale kujtoj efektin e ciles
droge. Ishte EDMA! Isha me te vertet jasht meje dhe hyj ne dhomen e pritjes. Ne
cast nga eresira degjoj qe djalogojne perzemersisht prinderit e mij. Ngjante
sikur dicka kishte ndryshuar por ende nuk isha ne vetevete dhe shkoj per te
kerkuar nuk di cfar nga nje dhome tjeter. Ne sfond degjoja djalogun mes babait
dhe mamit - ai ne dhomen e gjumit ndersa ajo sapo e dale nga banja. Po flisnin per nje person te
familjes te mamit e cila kishte vdekur. Aty pashe dhe kuptova pse shtepia ishte
pothuajse e zbrazet nga robat dhe valixhe te lena aty ketu dhe mbi te gjitha
kuptova pse mami ishte veshur serjoze. Ajo ka si zakon te vishet ... normal. Mallengjehem
dhe e perqafoj duke mos qene ende ne vetevte. Ajo e trishtuar me shtrengon shum
fort por nuk me bente keq mua por mos ndergjegjjes time dhe ne nje moment
fillon dhe me pickon te bythet shum fort ... 1, 2 ... dhe ne pickimin e tret
shkeputem nga ajo. Kisha ndryshuar, nuk isha me i "poseduar". Shkoj te dhoma ku ndodhej babi por
se pash ne fytyre. Po nxirte disa gjera nga valixhja ime dhe po i kontrollonte
me imtesi si zakonisht. I
indinjuar e kritikoja te mos kontrollonte ne gjerat e mija pa me pyetur. Ai, si
ne te zakonshmen e tij mu pergjigj - babai duhet te dije per te birin e vet ...
. Regulloji gjerat sic ishin meperpara
se do rinisem seshpejti, i them - shkova perseri ne ballkon por kete here u
ndergjegjesova qe ishte shtepija ime; pamja e maleve, e ndertesave e fushes dhe
keshtu me radhe dhe ktheva koken nga dhoma e pritjes. Ndjeva vetetimthi eren e
shtepis, te familjes kur isha kthyer, vite me pare, nga Korca. Dejavu! Mes se tashmes dhe rimembrances
ngula shikimin te fusha ku me par luaja futboll. Per cudine time kishte shum
qen qe po edukoheshin dhe sterviteshin per nje arsye qe une se dija. Nuk di se pse por me kapi nje
deshire e shfrenuar per te zbritur poshte. Ne imagjinaten time isha qe tash
duke biseduar me njerez atje posht. Largohem nga ballkoni, me nje shpejtesi
fluturuse rembej disa gjera ne dhomen e pritjes dhe pershendes te mit. Ata si
gjithmone me keshillojne per dicka. Ne kete pike kuptova qe mami ishte e gjall,
por nuk ishte e gjalle.
(ne fjalin e fundit nuk kuptohet asgje sepse eshte e mbytur
nga zhurma e aktit te dyte, pra ku njeriu fillon e zgjohet)
Autori> Anonim
No comments:
Post a Comment