Paradigma e "Mohawk Valley"....

CONCEPT-TEXT 


viti 2037 diku ne Ballkanin-Perendimor…
Po marrim trenin e fundit per “PARADIGM-CITY”, rruget jane bosh…
Degjohen vetem levizjet e lehta zukatese te “GUARDIANEVE”, syte elektronike vezhgojne levizjet e personave te vonuar qe drejtohen drejt “cubic-sleeping-homes” me hapa te shpejte qe te mos mbesin jashte mbas ores se caktuar…!
-Rregullat dhe te drejtat e çdo individi vendosen nga nje system I sofistikuar kontrolli me baze ne “KULLEN12”, aty ndodhet syri qe sheh dhe veshi qe degjon gjithshka.
Rruget patrullohen vazhdimisht nga “cyber-police” te perfeksionuar ne laboratoret e “TOP-Synteticks”, kontraktuesit e policise per punet e brendshme. Qielli sot ka marre nje nuance te lehte roze…
-U kujtova tamam ne kohe per te kontrolluar rimbushjen e micro-chipit personal me nje shume te konsiderueshme krediti te mjaftueshem per te arritur ne destinacion. Me vete kam marre edhe shum gazeta te vjetra per te kaluar kohen, gje qe nuk do ta kisha bere 30 vjet me pare…dhe sigurisht shum “hypno-qetesues” (do te kem me te vertete nevoje).
-Bashkepunetoret e mi, me bejne shenje qe te hypi sa me shpejt ne trenin per “PARADIGM-CITY”…
-U nisem…
-Duke pare nga oblot e trenit super te shpejte “Luxury-Lines” nr: 0173, mendja me vete tek protestat e mekanikeve ne Johnstown (Pensylvania), viti 1936-37. Metodat shkencore te kontrollit u vune ne praktike pikerisht ne ato vite (1930) per te bllokuar protestat. U kuptua qe mediat duhet te saturoheshin me nje seri bindjesh te duhura: ky sistem u aplikua ne Johnstown, gjate greves se mekanikeve. Operacioni doli me sukses. Qe atehere kjo metode mori emrin “formula Mohawk Valley” (ku ndodhej Johnstown). Ideja ishte infiltrimi tek grupet e protestuesve, saturimi me propagande nepermjet mediave – dhe kishes- ne menyre te atille qe ne fund gjithsecili te kishte te qarte ne mendje eksistencen e dy grupimeve kundershtare me njera-tjetren: NE dhe ATA. “NE” ishin punetoret qe vazhdonin te punonin dhe grate e tyre qe kujdeseshin per shtepite. Skllavet qe per njezet ore ne dite ndihmonin punetoret. Te “Tjeret” ishin “qente e zgjidhur”, te ndryshmit, anarkistet, elementet shqetesues, liderat sindikaliste, ata qe kerkonin te thyenin harmonine dhe paqen e komunitetit. Duhet te mbrohemi, thonin “NE”, duhet te mbrohemi nga ekstremistet qe kerkojne te shkaterrojne harmonine tone. Kjo strategji pati nje sukses te madh. Ky eshte imazhi i protestes qe akoma sot propagandohet ndaj shumices: prishja e harmonise. Le te shihen imazhet e perleshjeve te punetoreve qe japin mediat, soap operat, filmat.
-Pra roli i medias dhe i élites se indoktrinuar ishte ky…!
Po çfare mund te thuhet per shumicen injorante dhe intriguese? Ajo duhet te hutohet ne njefare menyre. Linja kryesore qe duhet ndjekur eshte qe ajo te lihet jashte. Le te merret me gjera pa kurrfare interesi, le te lihet qe te bertase dhe ulerase per ndonje skuader futbolli ose te kenaqet me ndonje soap-opera. Ajo qe duhet bere eshte krijimi i nje sistemi adapt ku çdo individ te jete i lidhur me tubin-katodik. Nje princip i njohur ne kulturat totalitare eshte nevoja per ti izoluar individet: eshte folur qe ne shek XVIII. Per kulturen totalitare eshte jashte mase e rendesishme perçarja e individeve.
Kur shumica “injorante dhe budallaqe” rri bashke mund te ndodhe qe ti vijne ne mendje ide te çudiçme.
Nqs individet mbahen te izoluar, nuk eshte e rendesishme se çfare mendojne ose nqs mendojne. Pra njerezit duhet te mbahen te izoluar, dhe ne shoqerine tone kjo do te thote ti mbash para televizorit. Nje strategji perfekte. Je komplet pasiv dhe i jep rendesi gjerave pa kurrfare domethenieje, qe nuk lene asnje shenje.
Je I bindur. Je konsumator. Blen pislleqe qe nuk ke fare nevoje. Blen nje pale atlete 200 dollare, sepse i perdor Magic Johnson. Nuk bezdis askend.
Nqs do te vrasesh femijen qe jeton afer shtepise tende, beje, kjo nuk na shqeteson. Por mos u mundo te vjedhesh te pasurit. Vrituni midis jush, ne geton tuaj. Ky eshte truku. Kjo eshte detyra qe kane mediat. Nqs analizojme programet e trasmetuara nga televizioni do te kuptohet qarte qe nuk ka shum kuptim te mundojme veten per vertetesine e tyre. E pikerisht asnje nuk pyet veten per kete gje. Industria e relacioneve publike nuk shpenzon miliarda dollare ne vit thjesht per loje. Industria e relacioneve publike eshte nje shpikje amerikane qe eshte krijuar ne fillim te shek 20 me qellimin, thone espertet, “ e kontrollit te mendjes se njerezve, se perndryshe do te perbente rrezikun me te forte ne te cilin mund te ndesheshin Multinazionalet e medha”.
BIP. BIP. BIP….alarm, alarm…
-Zonja dhe zoterinj mberritja per ne “PARADIGM-CITY” eshte vonuar per shkak te devijimit te trenit nga nje grup terrorist i ashtequajtur “MOHAWK-FREEDOM-GROUP”, ju lutemi qe te ruani qetesine me shpresen qe gjithshka do te shkoje drejt zgjidhjes…..ju flet kapiteni i trenit….

Material I marre nga “Pushteti I Medias” Naom Chomsky.

Ergin Zaloshnja 


No comments:

Post a Comment