Librazhd Mon Amour


Kjo rubrikë do të tërheq vëmendjen mbi zonën e Librazhdit meqë besoj që kjo zonë eshte goditur fortë nga depresioni që karakterizon periudhën e ashtuquajtur ‘tranzicion’ në Shqipëri. Dua të jap nje përshkrim të shkurtër te zonës dhe në vazhdimësi do të pasqyrohen fakte nga kronikat e gazetave të ndryshme. Në këtë zonë, me një popullsi shumë te vogël, ka një përqindje shumë të lartë te krimit në familje. Shpesh motivet e vrasjeve janë të dobëta dhe tipollogjia e vrasjeve nga më makabret.


Rrethi i Librazhdit është një nga tridhjetë e gjashtë rrethet e Shqipërisë. Librazhdi ka një popullsi prej 63.192 (2010 vlerësim), dhe një zonë e 1.023 km2. Librazhdi u formua si njësi administrative në vitin 1958. Ky rreth është në lindje të vendit, dhe kryeqyteti i tij dhe qëndra administrative është Librazhdi.
Punësimi kryesor në këtë rreth ka qenë nëpër miniera dhe industri të rëndë, por pas 1990 me rënjen e shtetit komunist dhe mbylljen e industrive punësimi ka rënë në mënyre drastike. 

==============================================================
07 Jan 2012
Një çoban ka rënë nga shkëmbinjtë duke gjetur vdekjen, kurse një 16 vjeçare është vetëvarur në kasollen e bagëtive në rrethana ende të paqarta. Ngjarjet kanë ndodhur të dyja në zona të thella tëLibrazhdit dhe policia ka nisur hetimet. Policia njoftoi se rreth orës 20:00, kane ndodhur dy ngjarje me pasoje vdekjen. “Ne fshatin Gulcan, Komuna Hotolisht-Librazhd, jemi njofuar se eshte gjetur pa shenja jete ne nje perrua nje shtetas.

==============================================================
29 Apr 2012
Ganiu ishte njerku im, i martuar me nënën time Dije Brugu. Një ditë i gjeta të dy duke punuar në parcelën time. U afrova dhe i thashë që kjo është toka ime. Por ai më tha se kam pjesën e gruas. U grindëm dhe unë nisa ta qëlloj me grushte dhe shkelma. E rraha rëndë, duke e lënë pa ndjenja. Prezent ka qenë edhe nëna ime Dija. Pastaj e morën dhe e çuan në spital. Pas katër ditësh vdiq në Tiranë. Në marrëveshje me nënën time, dëshmuam në polici sikur ai ra nga kumbulla dhe koka i ra në gur”. Një vit më parë, Haki Miska ekzekutoi me sëpatë nënën e tij Dije Brugu. “Nënën e vrava pse më hodhi kripë në gjellë. Nëna me vajzën ishin në kasollen e bagëtive dhe erdhi e duke më sharë më hodhi një grusht me kripë në gjellë. Unë i hodha pjatën fytyrës. Vendosa të iki të pi një kafe në lokalin e fshatit. Por kur po dilja, ajo më qëlloi me një dru në kokë. Atëherë i nxehur mora sëpatën dhe e qëllova disa herë deri sa vdiq. Në atë kohë, vajza ndërhyri për ta shpëtuar. Por i nxehur qëllova edhe atë. Pasi e vrava, mora sëpatën të cilën e hodha 10 m larg shtëpisë. Pasi u fsheha në mal u afrova sërish afër shtëpisë, duke qëndruar i fshehur në një kasolle. Aty mora rroba dhe ushqime dhe ika”. Haki Miska ka mohuar, që të jetë autor i vrasjes së mësuesit të fshatit Qamil Lluka. “Nuk e kam vrarë unë Qamil Llukën. Me sa kam dëgjuar, ai ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia në humnerë. Kaq di për këtë ngjarje”, ka dëshmuar në polici dhe gjykatë, vrasësi i Librazhdit. Edhe pse ka pranuar vrasjet, Prokuroria ka vendosur të kërkojë burgim të përjetshëm për 51-vjeçarin. Burime nga trupi gjykues pohuan se do të lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë, pasi në këtë rast bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë e që është autor i disa vrasjeve radhazi.

==============================================================
18 Dec 2012
LIBRAZHD/E fton për darkë fqinjin 30-vjeçar, i vë flakën me benzinë pasi e përcjell te porta. Servet Poçi, banor i fshatit Dardhë në Librazhd, është në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e zjarrit që iu vu nga kryefamiljari Jashar Hoxha, 55 vjeç.  “Panorama”, duke shkruar per ngjarjen, thote se pasi ka ngrënë e pirë në familjen Hoxha, 30- vjeçari Poçi ka dalë nga banesa për të shkuar në shtëpinë e tij. Këtu mësohet se 55-vjeçari ka marrë bidonin me benzinë që e kishte në oborrin e shtëpisë dhe ia ka hedhur në trup të riut. Më tej i ka vënë flakën me shkrepëse, me qëllim që ta digjte të gjallë.

Fshati ku ndodhi ngjarja
Ndërkohë që Policia ende nxjerr për motiv pronësinë si shkak të tentativës së vrasjes së ndodhur në fshatin Dardhë, familjarët e të riut e mohojnë kategorikisht këtë. Burime jozyrtare thonë se ka dyshime që i lënduari kishte pëlqim për njërën nga vajzat e familjes Hoxha, por nuk dihet pse mes tij dhe të zotit të shtëpisë të jetë ndezur debati deri në atë pikë që të tentohet vrasja.
“Djali shkoi te fqinji i tij, pasi ky i fundit e thërriti për darkë, dhe më pas më lajmëruan se djali po digjej i gjallë. Kur e pashë, rrobat i kishte të djegura dhe flakët i kishin përfshirë trupin. Ne nuk kemi debate me Jashar Hoxhën për sa u përket motiveve të pronësisë. Unë dhe Jashari jemi dhe kushërinj të dytë dhe ende nuk e dimë se pse i vuri benzinën djalit tim”, thotë nëna e Servetit, Feride Poçi.

==============================================================
24 Dec 2012
LIBRAZHD- Vellai plagos me arme vellane pas nje sherri ne banese, e me pas i jep fund jetes.
Ngjarja e rende ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Librazhd. Sipas te dhenave te para mesohet se shtetasi Ilmi Mekshi i ka dhënë fund jetës pasi ka qelluar me cifte te vëllanë.
Autori mesohet te kete qene ne gjendje te dehur kur ka shkuar ne shtepi e ketu ka nisur edhe grindja mes vellezerve.
Ne debat e siper mesohet se ai ka qëlluar të vëllanë P. Mekshi me çifte, i cili per fat ndodhet jashte rrezikut per jeten ne spital. Kur ka pare te vellane te gjakosur ai ka vrare veten me te njejten arme. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.


==============================================================
30 Dec 2012
Në fshatin Skroskë të Librazhdit, një person i ka dhëne fund jetës në rrethana të dyshimta. Sipas burimeve policore, viktima ishte Safet Onuzi. Policia është duke kryer hetime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

==============================================================



1 comment:

  1. Je perpjekur te besh nje artikull interesant qe te terheqi vemendjen duke e dikur qe pak njerez e njohin Librazhdin meqe ka patur pak banore. Jam i sigurt qe dhe pse ke mbledhur materiale prap nuk di asgje. Mjafton nje search ne google dhe gjen informacion me te sakte rreth qytetit. Kto mund jene info te mbledhura nga rrethinat por jo per rrethin. Pas viteve 90 qytetaret e ardhur u kthyen ne qytetet e tyre dhe qyteti filloi te popullohej nga fshatrat rrotull. Nese do ta krahasoja me ndonje qytet tjeter ky do te ishte Pripyat-i. Dhe nqs do mblidhje informacion per Pripyat-in mos e lidh vetem me Chernobilin.

    ReplyDelete